• |
ide | kryesore

Vritet me armë zjarri në Shkodër Nazmi Bandulla, në 2020 iu vendos tritol në mjetin e tij (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Te shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të marte, në lagjen “Rus” te Shkodrës. Mësohet se nga atentati me armë ka mbetur viktimë Nazmi Bandula. Bandulla është qëlluar nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe para banesës së tij. Ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka precedentë të mëparshme penal për konflikte brenda familjes. Gjithashtu në 2020, Bandullës iu vendos tritol në mjetin e tij, në lagjen Partizani. Ngjarja është regjistruar më 26 dhjetor të vitit 2020. Vetë Bandulla tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *