• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e ardhshme vendore, Celibashi flet për datat e zhvillimit të tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë me një mesazh për partitë politike që kanë dakordësuar për krijimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ndërsa iu kërkon që të fillojnë sa më parë punën.

Në mesazhin e tij Celibashi thotë të “fillojë puna për Reformën Zgjedhore për përmbushjen e propozimeve të OSBE/ODIHR”. Në njoftim ai thekson se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg, ndërsa ka publikuar 2 data kur mund të zhvillohen. Data e parë për zhvillimin e zgjedhjeve sipas Celibashit është 16 Prill 2023 kurse data e fundit kur mund të mbahen është 14 Maj 2023.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, thuhet në mesazhin e Celibashit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *