• |
ide | kryesore

2 varrime në 1 orë/ Djali përcjell babain, gruan e varrosin fëmijët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit janë zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave të një dite më parë. 30-vjeçarja Merushe Hazizi është përcjellë nga familja e saj ndërsa është braktisur nga bashkëshorti i cili ka zgjedhur të shkojë në varrimin e babait që i vrau gruan me thikë. Fqinjët e gruas së re shpjegojnë në mënyrën e tyre arsyet e konfliktit që çoi në dy vdekje.

“Ajo goca ishte me 3 fëmijë. La burrin që kishte nga Berati dhe u lidh me këtë nga Vidhishtja. I vjehrri nuk donte. Ky la nusen e parë me djalin 10 vjeç dhe mori këtë. 

Nuk e di pse u ndanë. Ai shumë njeri i mirë, ai erdhi tre herë e kërkoi para se kjo të vinte këtu. E di që me atë u nda dhe nuk donte të vinte më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtu. Ky ishte martuar me një nga Gorica dhe e la” – thotë një fqinjë për mediat.

Një ditë më parë Xhevdet Hoxha vrau nusen e djalit duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. Pas vrasjes ai shkoi në një pemë pas banesës dhe është vetëvarur.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *