• |
ide | kryesore

Alex Rodriguez reagon ndaj fejesës së JLO me Ben Affleck

-Instant, F1, Paparazzi



Ish i fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së saj me Ben Affleck.

Ndërsa mbulonte lojën e 10 Prillit Boston Red Sox kundër New York Yankees për KayRod Cast të ESPN-së, bashkë-prezantuesi i tij Michael Kay përmendi fejesën e Jennifer disa orë pasi u bë i ditur lajmi.

“Është një kohë e mrekullueshme në sport”, filloi ai. “Ju keni një kampion të ri Masters, play-off-i i NBA-së do të fillojë, njerëzit po fejohen. Dua të them që është një kohë e lumtur në botë.”

Rodriguez qeshi me komentin e Kay dhe shtoi: “Lumturia dhe paqja në botë janë ato që ne po kërkojmë”. Pasi dëgjoi përgjigjen e tij, Kay bëri shaka: “E di çfarë? Unë mendoj për Gandin dhe ty.”

Rodriguez dhe Lopez u fejuan në mars 2019, pothuajse dy vjet pasi bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift. Por në mars 2021, u përhapën raporte se dyshja ishin ndarë. Ndërsa ish-lojtari i Yankees dhe këngëtarja këmbëngulën se “lajmet janë të pa vërteta” dhe se  “po punonin me disa gjëra”, ata njoftuan muajin pasardhës se i kishin dhënë fund fejesës

“Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë,” thanë të dy në prill 2021. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta.”

Lopez – e cila ndan binjakët Max dhe Emme Muñiz, 14 vjeç, me ish-burrin e saj Marc Anthony – dhe Rodriguez – i cili ka dy vajza Natasha Rodriguez, 17 dhe Ella Rodriguez, 13, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis – vuri në dukje në atë kohë se ata “urojnë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit”./Lapsi.al

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *