• |
ide | kryesore

BE dhe SHBA: Ka një fushatë dezinformimi kundër Vetingut dhe ONM

-Instant, Arkiva, Lajme



Drejtoria e Zgjerimit në Komisionin Evropian në Bruksel deklaroi të enjten në Twitter se disa akuza të raportuara në median shqiptare kundër organeve të vetingut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë janë “të papranueshme” dhe se synojnë të cënojnë besimin te reforma e drejtësisë, një deklaratë e cila u mbështet dhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Mesazhi i Brukselit erdhi ndërsa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet rasti i prokurores Elizabeta Imeraj, e cila është drejtuesja e prokurorisë së Tiranës. Konfirmimi në detyrë i Imerajt në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit qershorin e kaluar shkaktoi kundërshti të paprecedenta te ndërkombëtarët, përfshirë një deklaratë të përbashkët nga SHBA dhe BE, në të cilën, rasti i Imerajt konsiderohej si një test për të gjithë reformën në drejtësi.

Shqyrtimi i rastit Imeraj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është shoqëruar me një numër lajmesh të publikuara në media të ndryshme shqiptare në të cilat, vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs akuzohet se ka përdorur një të sëmurë mendore për të sulmuar Imerajn.

“Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të vetingut dhe ONM-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi,” – deklaroi EU Near, faqja në Twitter e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim në Komisionin Evropian.

“BE-ja mbështet fuqishëm vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e vetingut,” – shkruhet më tej në deklaratë.

Pak çaste më vonë, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ripostoi mesazhin me shënimin: “SHBA-të janë tërësisht dakord me BE-në.”

Konfirmimi në detyrë i Imerajt qershorin e kaluar u pasua me deklarata shumë të ashpra nga SHBA dhe BE. Ambasada e SHBA-ve në atë rast mbështeti rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për apelimin e vendimit të konfirmimit dhe kërkimin e shkarkimit të Imerajt, duke vënë në dukje mes të tjerash një qëndrim jokorrekt të medias shqiptare.

“A do t’i shërbejë media publikut dhe të raportojë mbi këtë çështje me integritet apo do të marrë telefonata dhe do të bie dakord të heshtë dhe të mbyllë sytë?”, – pyeti në atë kohë ambasadorja Yuri Kim. Procesi i apelit për rastin e Imerajt është aktualisht duke u zhvilluar. /BIRN



5 Comments

  1. Imeraj duhet te ike , eshte vegel ne duart e te gjithe politikaneve . Prandaj edhe per ta mbrojtur po luhet shume pis

  2. Kur na rrejne keta e na shpelajne trute, quhet “informim”. Ama ne momentin qe i pyet dhe ve ne pikepyetje me fakte rezultatet e vetingut dhe te drejtesise se re, te etiketojne “qe po perhap dezinformacion”. Fuck you!

    1. ka fillu ervin karanxha, nje prokuror kurve me gruan gjyqtare qe jane heq nga vetingu, dhe ka fillu tu i dhon info disa faqeve ne internet , gjoja portale , shifi pak, nuk e rru njeri per deshtimin e reformes, sepse reforma ka deshtuar por duhet te mbaroje, ska menyre tjeter. por e kane me keto portalet qe realisht shpifin, se aty jane te gjithe te korruptuar

      ne bordello nuk ka te virgjera femra ose meshkuj te virgjer ne bythe

      jane kryekeput te korruptuar, muhabeti eshte qe disa jane tregu te rregullt kane bere shume pak gjera dhe s jane tregu te padrejte ne ceshtje, dhe keta jane hequr plotesisht, sepse duhen te kapur por te kapur nga rama

  3. amerikanet veprojne njesoj si te semuret psikike

    Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
    by Robert D. Hare (Author)

    Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work
    by Dr. Paul Babiak (Author), Dr. Robert D. Hare (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *