• |
ide | kryesore

Berisha: Enkelejdit nuk i funksionoi telefoni i prishur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu. Ai tha se fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është shumë e mirë, teksa akuzoi kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj se po përpiqet të pengojë procesin e bashkimit.

“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë.

Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”, – deklaroi Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *