• |
ide | kryesore

Del foto/ Berisha në zyrën e tij të re në Partinë Demokratike

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Sali Berisha rikthehet me një zyrë të tijën në selinë e PD-së, 9 vite nga largimi i tij nga posti i drejtuesit të kësaj partie. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo.

Kjo e fundit publikoi disa foto ku shfaqet ish-kreu i PD-së i ulur në një zyrë.

“Dr. Sali Berisha ne zyrën e tij ne seline e Partise Demokratike!”, shkruan Garo. Kujtojmë se pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, Berisha u zhvendos me zyrë pranë një qendre tregtare në zonën e RTSH-së. Por me njohjen nga Gjykata të Grupit të Rithemelimit, Berisha duket se ka vendosur që të rikthehet me zyrë në selinë e PD-së.



2 Comments

  1. u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *