• |
ide | kryesore

Dogji makinat në Vlorë dhe dështoi të vjedhë një tjetër, arrestohet 31-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për djegien e dy makinave mbrëmjen e 7 prillit në Vlorë. Mësohet se 31-vjeçari Xhevair Kovaçi, banues në lagjen “Kushtrimi”,  akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”.

“Dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.  Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K.:

-Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D.;

-Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.;

-Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *