• |
ide | kryesore

Dy milionë eurot që fundosën Blatter e Platini: proçesi gjyqësor nis në qershor, rrezikojnë deri në 5 vjet burg

-Instant, Sport



Procesi i ish-presidentëve të FIFA-s dhe UEFA-s, Joseph Blatter dhe Michel Platini, të akuzuar për mashtrim dhe krime të tjera, do të hapet më 8 qershor në Zvicër. Kështu ka vendosur gjykata federale e Bellinzonës, duke specifikuar se gjyqi duhet të mbyllet brenda datës 22 qershor.

Sipas akuzës, pagesa prej 2 milionë dollarësh që FIFA bëri në favor të Platinisë në vitin 2011, zyrtarisht si prapambetje për një sërë konsultimesh në periudhën 1998-2002, “gërryen asetet e federatës botërore të futbollit dhe pasuruan ilegalisht” ish-playmakerin e Juventusit dhe kombëtares franceze. 86-vjeçari Blatter dhe 66-vjeçari Platini ishin tërhequr nga postet e tyre përkatëse pas skandalit. Blatter u akuzua për mashtrim, përvetësim të fondeve të FIFA-s dhe keqmenaxhim, si dhe falsifikim të një dokumenti. Platini u akuzua për mashtrim, përvetësim, falsifikim dhe bashkëpunim në keqmenaxhimin e Blatter.

Të dy këmbëngulën që në fillim të hetimeve se kishin vendosur gojarisht një pagë vjetore prej një milion frangash zvicerane për punën e këshilltarit, para se financat e FIFA-s në atë kohë të lejonin pagesën e Platinisë, duke deklaruar më pas se thjesht kishin paguar një detyrim të vonuar. Ligji zviceran dënon mashtrimin e thjeshtë me pesë vjet burgim “ose gjobë”. Të dy vështirë se do të shkojnë në burg, por sigurisht që nuk do të ketë më hapësirë për ta në botën e futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *