• |
ide | kryesore

“Kuptohet situata e sikletshme, është mundi i gjithë vitit”: Plori ende pa fitore, por çon Vllazninë në finale

-Instant, Sport



“Të them të drejtën është moment i veçantë si për mua, edhe për trajnerin Mehmeti, kuptohet situata e sikletshme. Se është mundi i gjithë vitit, duke filluar nga presidentët e deri te ne. Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri se kush nuk del në Europë nuk ka shumë mundësi financiare ndaj trysnia ka qenë ë madhe”. Elvis Plori është krejtësisht i lehtësuar tashmë, pas arritjes së finales së Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia e tij dhe i lejon vetes edhe një lloj reflektimi mbi atë që përjetoi ai dhe tekniku i Partizanit Dritan Mehmeti në këtë përballje gjysëmfinale. Dy teknikët kanë luftuar me njëri-tjetrin edhe për ngjitjen në Superiore pak vite më parë (Mehmeti me Korabin e Plori me Kastriotin): “Duhet të përgëzoj edhe Tanin për punën që ka bërë, do të kisha edhe unë atë gjendje nëse do të ishte ai këtu”.

Finalja është arritur, por puna nuk ka përfunduar, ndonëse Plori ndjen qetësinë e kalimit në aktin e fundit, pavarësisht se deri tani në pankinën kuqeblu, që kur ka zëvendësuar Brdaric, nuk ka marrë ende fitoren e parë: “Mund të quhet pikë kthese, por skuadra me përjashtim të ndeshjes së Egnatias nuk është se ka bërë futboll të keq. Edhe në Tiranë me Partizanin nuk kemi bërë keq, por na mungoi entuziazmi. Edhe ndeshja me Kastriotin për 70 minuta nuk ishte e keqe, e kam analizuar dhe mund ta fitonim. Kjo ndeshje na ndihmon ne nga ana psikologjike dhe lojtarët, na entuziazmon më tepër të shkojmë me bindje e kjo situatë të na rrisë besimin në skuadër”, përfundoi Plori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *