• |
ide | kryesore

(Profil) Kush është Prefekti i ri i Korçës

-Instant, Arkiva, Lajme



Është liruar nga detyra Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ndërsa do ta zëvendësojë Nertil Jole.

Nertil Jole, 37 vjeç, ka lindur në Korçë. Pas shkollimit në vendlindje ku kreu shkollën e mesme, ai kreu studimet e larta në Universitetin Perëndimor të Anglisë në Bristol për Teknologji Arkitektonike dhe Projektim. Pas kthimit në Shqipëri, ka mbrojtur Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri.

Nertili vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.



1 Comment

  1. Sa mire keta qe sapo mbarojne shkollen partia u hap dyert per karriere. Pa djerse fare. Mikra shqiptare kryejne apo kane kryer studime jashte apo brenda vendit. Por jo te gjithe mund te jene pjese e listave kriminale te partise qe qeveris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *