• |
ide | kryesore

Laçi në finalen e Kupës: Teuta nuk arrin dot përmbysjen, vetëm 1-1

-Instant, F1, Sport, Video



Lamtumirë Europë. Teuta tashmë mund ta quajë të dështuar sezonin, në të cilin nuk mbrojti dot titullin, është plotësisht jashtë zonës europiane dhe nuk shkoi dot në finale të Kupës së Shqipërisë. Aty ku në fakt prezantohet Laci, që mjaftohet me barazimin 1-1 përballë durrsakëve, në gjysëmfinalen e kthimit, duke shkuar më tej falë fitores 1-2 në sfidën e parë.

Barazimi i dytë radhazi për Shpëtim Duron, që pasi doli me pikë nga fusha e Vllaznisë, përsëritet në ndeshjen më të rëndësishme për bardhezinjtë, atë që e con tashmë një ndeshje larg trofeut. Të fortë në 1-2 e ndeshjes së parë, bardhezinjtë e shpërdoruan avantazhin pas vetëm 15 minutash. Një gabim në zonë i dha mundësinë Hebajt të shënonte duke ekuilibruar ndeshjen.

Laci megjithatë nuk u dorëzua, duke ruajtur qetësinë dhe duke rifituar mesfushën, nga ku vinin vertikalizimet për shpejtësinë e Adelekes, që në minutën e 44, veproi mirë në zonë, duke barazuar rezultatin në 1-1, për ti cuar kurbinasit në pushim me një avantazh moral dhe rezultativ.

Kjo ndikoi tek këmbët e të besuarve të Arapit, që në pjesën e dytë u zhdukën nga fusha, duke mbetur në mëshirën e goditjeve të Adelekes dhe Guindos, që patën mundësinë të shënonin golin e fitores, por pa mundur të kalonin Qirkon. Vetëm në minutat e fundit, durrsakët u kujtuan për atë që po humbisnin në këtë ndeshje dhe provuan me Lorenco Vilën e Hebajn, konkluzionet e të cilëve kaluan mbi traversë.

Në fund nuk ka fitues të ndeshjes, por ka triumfues për objektivin dhe festa është e gjitha e Lacit të Duros. Teuta humbet shansin e fundit për të arritur Europën, pasi nga kampionati është thuajse e pamundur, ndërsa Laçi tani i ka sytë nga Shkodra, ku do të mësoji emrin e kundërshtarit midis Vllaznisë dhe Partizanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *