• |
ide | kryesore

Mbante fëmijët në skamje mes minjve dhe buburrecave, arrestohet nëna shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nënë shqiptare në Greqi është arrestuar pas denoncimit nga ish-bashkëshorti për kushtet e këqija në të cilin jetonin fëmijët e tij. Mësohet se pas akuzave të ish-bashkëshortit 48-vjeçar, policia ka kontrolluar shtëpinë e gruas dhe ka gjetur tre të miturit që jetonin në kushte çnjerëzore: mes plehrave, buburrecave dhe minjve. Fëmijët kishin shenja pickimesh në trup. Denoncimi i 48-vjeçarit është depozituar që 6 prill të këtij viti. Ish-bashkëshorti u shpreh se sa herë përpiqej t’i afrohej shtëpisë, gruaja ose shoqërues të saj e sulmonin. Dëshmitarë thanë më vonë për policinë se 32 –vjeçarja i kishte përdorur fëmijët edhe për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki.

Në përfundim të gjykimit, 32-vjeçarja u dënua me 8 vite burg, pa mundësinë e lirisë me kusht.

 

 

 



1 Comment

  1. pse thoni nena shqiptare

    mos diskriminoni

    ne amerike jane me keq
    ka me keq se nena që rriti sorrrosing që mori boten me qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *