• |
ide | kryesore

Policia e Gjirokastrës arreston 59-vjeçarin, i vendosi zjarrin pyjeve për të hapur kullota të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 59-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.“, njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Ilber Muhameti i ka vendosur zjarrin një prone shtetërore me qëllim hapjen e kullotave të reja në fshatin Plesat të Gjirokastrës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *