• |
ide | kryesore

Rama niset për Turqi dhe Azerbajxhan me disa ministra (Axhenda)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë gjatë kësaj jave Turqinë dhe Azerbajxhanin. Kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Turqi dhe Azerbajxhan gjatë datave 14 dhe 15 Prill.

Kryeministri pritet të zhvillojë një takim me me përfaqësues të kompanisë “Tubitak” në Turqi, si dhe presidentin azer Ilham Aliyev.

Vizita e Ramës në dy vendet pritet të ketë në fokus diskutimet ekonomike. Bashkë me të pritet të jenë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

AXHENDA

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së

Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”



26 Comments

  1. Nje veprim shume i mire i rames qe po viziton keto shtete dhe shume te trera per te treguar dhe forcuar sa me shume mardheniet diplomatike me to .

  2. Mardheniet e ngushta diplomatike te shtetit shqiptare me shtetet e arenes nderkombetare na ndihmojne shume te ecim perpara 👏

    1. Shtetet e arenes kombetare duhet te kene nje marredhenie te mire me vendin tone dhe kete po e ben me se miri Kryeministri!!

    2. Po tek kopshti zologjik do shkoj , tju gjej nje vend pune me rroge me te larte ju patronazhisteve te karit?

  3. Takime qe tregojne punen e palodhshme te qeverise qofte ne lidhje me antarsimin ne BE ashtu si dhe ne lidhje me punet e jashtme

  4. Vizita diplomatike qe tregojne vullnetin e kabinetit tone per te pasur maredhenieve sa me te mira midis shteteve per te miren e perbashket

  5. Politik mjaft e mir kjo nga zoti Rama. Esht dicka pozitive mardhenja e mire me shum shtete sidomos ne kohra ku ujrat jan te trazuara

    1. E kuptoni o debila se çfare shkruani?
      Bravo,pune emire,e bla bla bla.
      Çnevoje ka te serviloseni?
      A nuk eshte detyre e qeverise te punoje ne sherbim te vendit?
      Apo meqenese nuk po punon dhe vetem po vjedh,ju duhet ta pergezoni.
      Nuk hiqni dore kollaj nga lajkat si ne kohen e largqoftit,edhe tani njesoj.
      Qenie te neveritshme,turp

  6. demokrati nderkombetar zelenski ka filluar te arrrestoje civile per ti shkembyer me roberit u luftes ushtarake

  7. Nuk e di ça do llafosin me tubitac
    Së kjo është një kompani për kërkime shkencore
    Kush është shkencëtari në grup.
    Së nuk thuhet gjë që po shkon.edhe shkencëtari skender gjinushi.

  8. Ky palloshi mbeti ne ajer qe kur zbuloi charterin. Kurse punet ne toke ja ka lene Ben tigrit, lali Euros dhe bela caos. Vjedhin keta per te. Kurse keta patronazhisyet qe komentojne ketu kenaqen me nje sufllaqe dhe nuk e kuptojne se jane ata qe paguajne per te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *