• |
ide | kryesore

“Raport i DASH, këmbanë alarmi”/ Noka: Alibeaj ka qëlim të përçajë Partinë Demokratike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Noka



Grupi i Rithemelimit ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thënë se është koha për t’i dhënë fund qeverisë së korruptuar me anë të bashkimit. Deputeti i PD-së, njëherazi anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka mision që PD të bashkohet, por sipas tij ai vazhdon të përkushtohet në përçarjen e saj.

A është sistemi i drejtësisë i pavarur? Raporti i DASH thotë jo. Presioni politik, burimet e kufizuara dhe korrupsioni e kanë penguar gjyqësorin që të funksionojë lirshmërisht. Shqiptarët e dinë se ka një emër që është në krye të pengmarrësve që është Edi Rama. I cili në kongresin e PD-së e urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm. PD-ja ka votuar për një sistem të lirë të drejtësisë, por a është kjo qeveri e korruptuar raporti i DASH thotë po, kjo është një këmbanë  alarmi për shqiptarët. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë dhe të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar. Pas 6 marsit e gjithë Opozita e ka thënë, bashkimi është qëllimi dhe misioni ynë. Ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë bashkim, vazhdon të përkushtohet lojës së Ramës dhe të Bashës në përçarjen e PD-së. Alibeaj nuk e ka mision atë që kanë demokratët që të dalin më të bashkuar për tu përballur regjimin. U kërkua që të tërhiqte padinë pasi ai nuk mund të flasë në emër të Partisë Demokratike”, është shprehur Noka.

Këtë të martë, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin: problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale.



7 Comments

  1. Boll se na rruajtet karin me alibeajn e kompani . O mbyllini shpejt gjithçka e dilni ne aksion ose mos na rruani karin me lloqe . Hekuri do rrahur sa eshte i nxehte , ndryshe do perfundoni me dy vota si parti e gjuzit .

  2. Nuk e di pse por kam nje bindje se edhe ju statusquo kerkoni te mbani . Lehni por nuk kafshoni . Vk edhe ju . vazhdoni keshtu se edhe pak do shkriheni komplet si parti .

      1. ik o kurv mos na rruaj karin , te qi ropt ty dhe gjithe koministeve .keshtu si po veprojne keta a nuk jane njesoj si palloshi ? mendone se fitojne duke u zene me njeri tjetrin? kjo histori do mbyll sa me shpejt, duhet aksion e jo jo fjale boshe o te qifsha komunistet

  3. IKNI ORE JU SHPELLARE E INJORANTE, HAJDUTE E TE KRIMIT DHE LERENI PARTINE DEMOKRATIKE DHE SHQIPERINE REHAT

  4. “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.Po shahen shpellkaret me njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *