• |
ide | kryesore

Raporti i DASH/ Alibeaj: U konfirmua blerja dhe manipulimi i votës, PD krah SHBA-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një koment për raportin e DASH për të drejtat e njeriut për Shqipërinë, Enkelejd Alibeaj shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar. Alibeaj shprehet se DASH konfirmon faktin e ngritur nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës. Ai shton se PD do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit.

Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Postimi i plotë:

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti duke konfirmuar atë që ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, kemi thënë e faktuar prej vitesh. Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA.

Të dashur qytetarë, demokracia më e madhe në botë nuk e pranon kurrsesi qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin, pasi siç thotë raporti “Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”,

DASH konfirmon faktin e ngritur me zë të lartë nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës. “Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, fakt ky i bërtitur nga PD para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

SHBA ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.

Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë. Ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve.

PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE.”

 

 

 



6 Comments

  1. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.

  2. Ça prisni? Keto zgjedhje nuk jane te vlefshme . Punesim e pa kritet ne shtet por sidomos neper bashki , leke termeti,
    me perfshirjen e krimit dhe krimineleve si Qifja dhe Kodoshi , me perfshirjen e hajduteve te inceneratoreve Koka dhe Bllako , patronazhistet , leket e tenderave sekret dhe shume manipulime te tjera , keto i bejne keto zgjedhje NUL . Dilni ne protesta dhe kerkoni zgjedhje te reja por me pare beni kodin e ri zgjedhor dhe vendosni rregulla te barabarta loje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *