• |
ide | kryesore

Skaneri/ Si është përçarë ne tresh grupi i deputetëve të PD

-Instant, Kryesore



Mbledhja e stërgjatur e grupit parlamentar të PD-së të martën nuk u shqua vetëm për debatin mes Sali Berishës dhe Enkeleid Alibeajt. Ndonëse përplasja kryesore u konsumua ndërmjet tyre, për shkarkimin e Alibeajt, për të mos qenjen e Berishës si pjesë e këtij grupi, për apelimin që i ka është berë vendimit që njohu Komisionin e rithemelimit si PD-në reale, në atë që u pa mes deputetëve ekziston një ndarje më e thellë. 

Nga pozicionet dhe qëndrimet që u mbajtën nga deputetët janë ravijëzuar qartë tre grupime. I pari është ai i Bashës që po tkurret përditë e më shumë. Ish kryetarin sot e mbështesin Gazmend Bardhi, Enkeleid Alibeaj, Oriola Pampuri dhe dy tre të tjerë që, as nuk prononcohen, as nuk falasin në publik. “Kur Alibeaj replikoi me Berishën se ai mbronte vetëm idetë e tij ky i fundit i tha se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi ai e depozitoi vendimin për të hedhur partinë e vet në gjyq, vetëm një ditë pasi këtë e paralajmëroi Lulzim Basha gjatë një takimi në Shkodër”, trergoi për Lapsi.al një nga të pranishmit në mbledhje. “Ndërsa kur fliste Gazi, Berisha vetëm buzëqeshte me ironi duke lënë idenë se ai ishte thjeshtë papagalli i kryetarit të larguar” vazhdoi burimi.

Sipas disa konfirmimeve ky grupim rreth Bashës e ka humbur pushtetin real dhe ka në dorë vetëm të shkatërrojë proceset dhe të pengojnë bashkimin rreth Berishës, duke përdorur mjetet që ende kanë në dorë: postin e Alibeajt si kryetar formal, të drejtën për të apeluar regjistrimin e kongresit të 11 dhjetrorit nga gjykata dhe mbështetjen e vakët nga ambasada amerikane. “Ata e kanë humbur kredibilitetin dhe përkrahjen, ndaj karta e vetme që u ka mbëtur të luajnë është ajo e përpunimitë të kretëve të degëve dhe deputetëve duke i shantazhuar se Berisha nuk përfill më askën dhe e ka zaptuar partinë”- tha për Lapsi.al një njohës i mirë i jetës së brendëshme të PD-së.

Në fakt grupimi i “Foltores”, shumë më i madh në numër duket se po bën gjithçka për për të kontrolluar degët lokële përmes garash të dirigjuara vetëm nga pala e fituesve. I përforcuar me rreth 15 deputetë dhe me legjitimitet moral pas rezultatit të 6 marsit dhe njohjes nga gjykata,ky grupim, ndonëse formalisht flet për bashkim, po e mban të gjallë ndarjen e PD-së, duke mos pranuar, as të shtyjnë zgjedhjet në degët lokale, as të vendosin një datë më të largët për kuvendin e 30 prillit. “Duket sikur Berisha ka një nxitim për të marrë partinë dhe për ti bërë karshillëk SHBA-së se tani duhet negociuar me të”, tha burimi i Lapsi.al. 

Por për të pasur një bashkim real dhe të vërtetë, për të gjithë faktorët duhen krijuar kushte të njëjta gare, një njeri që s’ka qenë pjesë e grupit të rithemelimit duhet të ndihet i barabartë me kolegun e tij pro Berishian. Për këtë duhet të kalojë pak kohë që plagët e betejës së fillim janarit të zënë kore, gazi lotësjellës dhe hunjtë të harrohen. Por grupimi i foltores duket sikur do ti imponojë të tjerëve axhendën e vet.

Pikërisht kjo kontradiktë po formëson një fraksion të tretë në grupin parlamentar të PD-së. Ai ka numrin më të madh të deputetëve, të cilët u distancuan nga Basha, kur i kërkuan atij të jepte menjëherë dorëheqjen, por që nuk duan ti bien në gjunjë pa kushte Berishës. Ata kërkuan njëzëri që zgjedhjet për degët lokale të shtyheshin dhe si rjedhim edhe për kuvendin e 30 rillit të vendosej një datë e mëvonshme.

Sa më shumë Berisha e refuzon me forcë këtë kërkesë aq më tepër ai e kompaktëson këtë grupim. “Që këta deputetë përbëjnë shumicën e vërteton edhe një fakt tjetër. Nëse pas konfliktit me Alibeajn, Berisha kërkoi publikisht shkarkimin e tij, ai nuk tentoi për këtë një votim në grup. Pasi ai nuk është i sigurtë se e kontrollon shumicën aty” tha burimi i Lapsi.al.

Një propozim që bashkon disi palët e dha deputeti Dash Sula i cili fillimisht iu drejtua grupit të Berishës duke i thënë se ata s’duhet të pretendonin se do i mërrnin të gjitha. Ai parashtroi tre pika: 1 grupi parlamentar të shprehet me votë për të rikthyer deputetët e përjashtuar. 2) Kuvendi Kombëtar i thirrur në 30 Prill të shtyhet për pas 90 ditësh. Gjatë këtyre 90 ditëve të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse në seksione, grupseksione dhe degë. Pasi të ketë mbaruar votimi në këto struktura të thirret Kuvendi për të zgjedhur strukturat drejtuese të PD-së. 3) Të tërhiqet apelimi në gjykatë për vendimin për njohjen e 11 Dhjetorit,duke i hapur rrugë pajtimit.

Por në fakt asnjë nga palët nuk do të eci në shina pajtuese. Mbështetësit e Bashës nuk tërhiqen nga apeli, se ata duan të luajnë deri në fund destruktivin. Ata të foltores përballë këtëi destruktiviteti, nuk duan të tërhiqen sepse e quajnë veten ende nën sulmin e pushtetit dhe të ambasadës amerikane që ka ende edhe disa masha brenda PD.

Prandaj risku më i madh është që dy grupimet e vogla të vazhdojnë me qasjet e tyre ektreme, një pjesë e madhe e deputetëve të mos pranojnë asnjërin prej tyre dhe kështu grupi parlamentar të vazhdojë të mbetet i ndarë në tresh.

©Lapsi.al 

 



14 Comments

  1. “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.Ja more krimineli serb salih si japin doreheqjen te tjere politikane me non grata

    1. O kar rilindas, ti as nuk e di kush është Asim Sarajliç, por bën copy-paste shkrimet e car-boles.

      Asim Sarajliç ka një akuzë nga prokuroria e Sarajevës që e ka pranuar gjykata, akoma nuk ka vendim.

      Sali Berisha as është akuzuar e as është marrë ndonjë ankesë nga organet gjyqësore në emër të tij, kështu pa asnjë fakt non grata është vetëm për të mbajtë në pushtet edvinin që të hanë parrazitët siti një sufllaqe e milionat ti marrë biroja.

  2. Palloshi po i ngre çmimet sipas qejfit qe te mbush arjen e zbrazur te buxhetit ndersa ju merreni me cikerrima , e lagu se lagu . A e kuptoni se jeni me shume vonese . Ketu po ndahet burri me gruan per çeshtje karakteri pas 50 vitesh martese , ndersa ju kerkoni te rrini me zor bashke . Njerezit po merziten e do ju braktisin perfundimisht . Mbyllni çdo proçes me shpejtesi te rrufeshme , pastaj ngrini popullin ne revolta . Ndryshe ju mori e na mori lumi te tereve si komb .

  3. E gjithe kjo percarje eshte nje skenar i miremenduar ketej dhe pertejoqeanit per te shkaterruar sa te jete
    e mundur o;poziten e ti lere dore te lire KM-se te beje cte doje me kete vend si nje mall pa zot. Llokma
    si ajo e Unazes se Re 40 milion euro jane lubrifikant goxha i mire dhe nuk jane te vetmet. Populli
    shqiptar ka pritur nga Amerika qe ta ndihmoje e jo te behet pale me KM e rilindjen qe po e shkaterron
    kete vend dhe po e ben te pajetueshem te pakten per gjysmen e popullit .

  4. E ka thone Namik Hoti dhe se lu as topi.

    Sali bajraktarit nuk i intereson bashkimi. Ne fakt atij as PDja nuk i intereson, e do vetem si leter higjenike per punet e veta.

  5. GALLAT PARTI.
    Ta gezojm opoziten e fuqishme.
    Qe do vij ne pushtet aty nga viti 2035-2040.
    Po dhe po nuk erdhi deri ateher, nuk ka asnje problem. Do jemi mesuar ne opozit. Sa dhe kur te vi dita jon per ne pushtet. Ne nuk do e pranojm.

  6. Prirja per te konsideruar tre grupime brenda PD i sherben zvoglimit te grupit te Berishes, cka nuk eshte realitet as ne bazen e partise. Grupimi i trete perbehet nga te heshturit, apo deputete qe nuk kane dale hapur e nuk jane te organizuar si dy te paret.

    Percarja e PD evidentoi natyrshem deputete e demokrate te bazes, te cilet shpresuan tek ribashkimi i demokrateve, por heshtja nuk shpreh mbeshtetje per Bashen apo Alibeajn e Bardhin.

    Ne kete grup demokratesh “gri” jane edhe aleatet e PD ne opozite, te cilet presin qetesimin e sherrit, por nuk kane shpallur qendrim pro grupimit te Bashes.

    PD eshte e ndare ne dy pjese qe po shkojne drejt ndarjes ne dy parti, cka nuk i intereson grupit Basha ne minoritet, sepse ka parasysh pervojen e zhdukjes se partizave te dala nder vite nga PD e madhe.

  7. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.Ti loqja e salihut komunisti demokrat,mire ti qe ben sikur e di kush eshte,por ai nuk ben ate qe po ben salihu duke uluritur neper rruget e tirones si nje Qen rrugesh,por ai ka dhene doreheqjen nga cdo funksion,por ti si loqe nuk kupton dallimin midis tyre

  8. Jane bere te peshtire debatet ne TV per zhvillimet ne PD, ku persona qe e quajne veten te rendesishem ne kete parti na shpalosin nje nivel kulturor me difiçite te medha qytetarie. Te besosh se PD me kete fare niveli qytetarie do arrij te behet parti qe do votohet nga qytetaret duhet te jesh ma e pakta idjot. Te arrish te besosh qe Berisha do ngjalle shpresat e shqiptareve opozitar duhet te jesh handikap. PD duhet braktisur, nuk ja vlen harxhimi per ta kuruar. Eshte koha per levizje qyetetare te reja.

  9. Nuk jam fare i aderuar ne asnje parti, por vetem dy fjale –
    Kur Kryetari i nje partie iken nga posti i tij, anetaresia e partise me vota zgjedh Kryetarin e rradhes, Kaq!
    C’jane keto shtyrje date zgjedhjesh, me Alibej qe nuk i ka zgjedhur njeri nuk i kuptoj dot.
    Zgjedhje te Kryetarit direkt me vota te anetareve te partise dhe nuk ka kuptim asnje lloj tjerrje.

  10. në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….

  11. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..

  12. Nuk eshte se nuk besojme te Amerika,por nuk besojme te mbeshtetja qe po i japin ketij kryeministri bashke me kryeopozitarin qe bien dakort per te vjedh dhe shkateruar ket vend , dhe qe krimin me te madh po ja bejne qe po e boshatisin nga rinia.Del neper qytete dhe shef pak rini ,ka mbet mosha 40-vjec e lart dhe 16-17 -vjecaret qe varen nga familja dhe nuk kane mundsi te ikin, larguan njerzit me te aft dhe te shkolluar dhe mbajten vetem militantet e pashkolluar ose ua ka dhen partia shkollen. Nuk eshte se njerzit duan Berishen por eshte i vetmi qe mund te prishi ket kompromise qe ka ber rama me lulin dhe vetem ky i largon se asnje tjeter nuk e ben ,ata vetem bejne na nje koment ne facebuk dhe dalin flasin ne televizine me u duk kaq din te bejn ,dhe e len ramen ne pushtet deri ne vdekje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *