• |
ide | kryesore

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Rinas dhe Muriqan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Rinas dhe në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër. Mësohet se në pikën e kalimit kufitar Rinas, shërbimet e policisë kufitare Rinas kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. P., 31 vjeç. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e L’Aquila në Itali kishte lëshuar urdhër arrest për veprat penale: “Organizata kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Po ashtu, mësohet se në PKK Muriqan, në Shkodër, policia kufitare ka kapur 61-vjeçarin Naser Biseviç, 61 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi një gjykatë hungareze e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *