• |
ide | kryesore

Tentuan arratisjen nga vendi, të shpallur në kërkim, arrestohen dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme

Dy persona të cilët ishin në kërkim kombëtar, janë vënë në pranga nga Policia Kufitare dhe janë goditur 3 raste të paligjshmërisë.


Shtetasi A. P., banues në Rrogozhinë është arrestuar teksa provoi të largohej nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit.


31 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndës narkotike”.

I arrestuari i dytë është Naser Biseviç, 61 vjeç, banues në Ulqin, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndës narkotike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.