• |
ide | kryesore

Bardh Spahia firmos shkarkimet e para në bashkinë e Shkodrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 javë pasi u betua si kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka vendosur të bëjë lëvizjet e para “të rëndësishme” në administratën në varësi.

Të mërkurën ai ka firmosur lirimin nga detyra të Altin Shabaj, me detyrë administrator në Postribë. Të njëjtin fat me të ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati, administrator në njësinë administrative në Dajç.

Mësohet se 2 të shkarkuarit nga detyra, në zgjedhjet e zhvilluara në 6 mars kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Nuk dihet ende se cilët janë personat që do të zëvendësojnë të shkarkuarit nga detyra. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *