• |
ide | kryesore

Britney Spears konfirmon martesën me aktorin

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka konfirmuar së fundmi se është martuar me të fejuarin Sam Asghari në një postim të shpërndarë në Instagram të mërkurën.

Këngëtarja e quajti aktorin ‘burrin’ e saj në mbishkrimin e një videoklipi të shkurtër që tregonte çiftin duke u puthur nën ujë teksa po notonin në një pishinë.

“Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar…. Unë jam si një peshk”, shkroi Britney.

Më pas vazhdoi: “Unë shkoj shumë thellë, atëherë më duhet t’i kujtoj vetes që duhet të dal për ajër !!! Psss … kam dëgjuar se uji është ushtrimi më i mirë për foshnjat !!!’

Kjo nuk është hera e parë që Spear i referohet Sam si bashkëshorti i saj.Ajo e përmendi në njoftimin e saj të shtatzënisë të hënën, si dhe një postim në Instagram më 4 mars për ditëlindjen e 28-të të Asghar.

Çifti u fejua në shtator 2021 pas afro pesë vitesh lidhje. Artistja ka dy djem Sean Preston, 16, dhe Jayden James, 15 nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *