• |
ide | kryesore

Check fact/ Si manipulon Rama me raportin e amerikan

-Instant, Arkiva, Kryesore



Si një rrufe në qiell të pastër, që binte krejtësisht ndesh me ligjërimin që diplomatët amerikanë kanë mbajtur në Tiranë, Raporti i DASH për Shqipërinë u bë refreni i kritikës opozitare. Kjo e detyroi kryeministrin Rama që të reagonte me një postim duke e kaluar në mënyrë qesharake këtë radiografi plot njolla të qeverizjes së tij: “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit” – shkroi Rama në Twitter.

Por ndaj idesë së kryeministrit se raporti është një kopjim i thjeshtë ndaj vitit të kaluar ka pasur dy qasje kundërshtuese. E para se ndërsa edhe një vitë më parë drejtonte një qeveri e keqe edhe raporti do të qe po një soj i mbushur me kritika. “Është publikuar raporti i DASH. Lexova dje kryeministrin i cili tha se raporti i DASH është Copy Paste. Është copy-paste i vitit të kaluar, dhe korrupsioni është Copy Paste pasi është akoma Edi Rama. Sot nuk do kishim këtë Copy paste po mos të kishim inceneratorët. Mund të kishim një situatë tjetër” tha deputetja e PD Jorida Tabaku sot në Parlament.

Lexo më tej:

Raporti më i keq i DASH në 9 vjet: Korrupsioni ka përfshirë gjithë qeverisjenë

Por nga ana tjetër ka dhe një këndvështrim të dytë. Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një lexim krahasues duke rrëzuar poshtë idenë se raporti i sivjetshëm është identik me atë të vitit 2020.

“Në raportin e 2020 flitet për zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe në raportin e 2021 flitet për zgjedhjet e viti të kaluar dhe nënvizohet se OSBE ka shënuar disa defekte si blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale dhe avantazhe të rëndësishme të partisë në pushtet…
Raporti i bërë publik dje nënvizon se për zgjedhjet “Partia në pushtet mori avantazhe të rëndësishme, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media.” Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura votash nga partitë politike dhe rrjedhjen e të dhënave personale.
Raporti zbuloi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.
Në rapotin e 2020, përmendet shkarazi vrasja e të riut Rasha, ndërsa raporti i bërë publik dje jep hollësi për çfarë ndodhi më pas si dhe i referohet edhe ndalimit të 357 personave 126 prej tyre të mitur pas protesës që pasoi vrasjen e të riut nga policia. Raporti i 2021 i kushton vëmendje edhe 900 mijë të dhënave të qytetarëve që u bënë publike para zgjedhjeve dhe nënvizon faktin që votuesit kanë qenë potencialisht nën presion. Një hetim u nis nga SPAK (vitin tjetër do të shënohen rezultatet 0 të këtij hetimi)” shkruan Dervishi.

Raporti i DASH/ Alibeaj: U konfirmua blerja dhe manipulimi i votës, PD krah SHBA-së

Përpos këtyre, raporti nënvizoi edhe shumë fenomene negative si shkeljet dhe kufizimet e lirisë së shprehjes nga pronarë mediatikë që janë të lidhur me qeverinë; shkeljen dhe kufizimin e së drejtës së pronës, korrupsionin qeveritar si fenomen masiv, emërimet e politizuara në sistemin e drejtësisë, shpërdorimin e pasurisë publike.

Pikërishtë për të gjitha këto ky u konsiderua si raporti më i keq i dhjetë viteve të fundit. Dhe prandaj Rama me stilin e tij të njohur u mundua ta qesharakëzoi atë. Eshtë e vërtetë se ‘peshku nuk ka plasur” por është gjithashtu se edhe po të marrim për bazë komentin e Ramës, gjendja nuk është prapë ajo që shihet në propagandën e një qeverie që po e shpie vendin përpara vit pas viti. Sepse edhe nëse vërejtjet janë identikisht të ngjashme me 2020, kjo do të thotë që në rastin më të mirë, jemi në stanjacion.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 



14 Comments

  1. YLLI PATA JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES,ARMAND SHKULLAKUT DHE ALBIN KURTIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KRESHNIK SPAHIUT,CARLO BOLES BOLINO DHE EDI RAMES

  2. I gjati ine dje duke thene se : ” ai raport ishte copy -paste i vitit te kaluar” , thjesht beri nje autogol duke pranuar padashje nje te vertete absolute qe ne kemi kohe qe po ja themi perdite . Ti o i gajti ine je copy – paste i krimit , je copy – paste i hajnise , je copy – paste i çdo gjeje te keqe qe ka kapluar kete vend . E keqja nuk eshte kopja apo ngjitja , e keqja eshte origjinali . Sepse sido qe te te kopjosh apo te te ngjitesh ti je vete krimi vete , ti je vete hajnia , ti je e vete keqja e ketij vendi . Ti je pjelle e nje maceje dhe detyrimisht do gjuash per mi . Lrgimi yt dhe i sektit antishqiptar mavi qe ti drejton eshte domosdoshmeri imediate . Largimi i origjinalit te ligesise bene qe edhe kopjet te mos jene me te tilla .

  3. Gjekmarkaj: Në PD u kthyen talebanet, me Sali Berishën nuk më bashkon asgjë!Si do beni me non grata salihu qifja paspaciu etj

    1. Udha e mbare Agronit dhe gjithe agronave. Te bejne partine e tyre e te dalin te marin vota ta shohin sa do marin.

      1. Bardh Spahia nis fshesën në bashkinë Shkodër: Shkarkon “armiqtë” e DoktoritTe dali salihu te mbledhe vota per te rrezuar ramen dhe jo te rrezuarin basha,salihu ne pd ishte pse nuk fitoje ne kater pale zgjedhje

  4. Nuk ka c’manipulon Rama fare me ato denglat me peshk as me ato “arritjet’ imagjinare qe paska thene DASH gjate vitit, se Raporti vjetor i DASH e nxin aq sa nuk ka gelqere ta zbardhe edhe sikur tere rilindjotet me furca ne duar te punojne me 3 turne per t’ja zbardhur surratin.

  5. Po Yuri Pidh….oh m’falni Kim ku asht mor aman….
    A ka ledi Pidh(Kim) ndonji verjtje?
    Edvin Paulin RamBilali po u tallka edhe me Dushin,Dishin,Dashin….

  6. Ajo që ka rëndësi për Shqipërinë , është se ky raport rrëzon përfundimisht propogandën mashtruese mediatike
    se “të gjitha fajet i ka humbësi i madh Basha”
    Nga raporti del kjartë se zgjedhjet e vitit të kaluar ishin një masakër zgjedhore, e ky vlerësim hedh poshtë si mburracakërinë boshe e qesharake të Ramës, edhe akuzat shpifarake të Berishës ndaj Bashës.
    Nëraport del kjartë se në Shqipëri abuzohet shumë me nocionin e “shumicës” fiktive, produkt i i shtrembërimit të të vërtetave, e abuzimit të dukshëm me votat

  7. çdo derë shqiptari duhet t’a shpallin Sali Berishën “NON GRATA”. Nuk e di çfarë mallkimi është ky për shqiptarët që, në vend që t’i themi “Faleminderit” dhe t’u jemi mirënjohëse SHBA, disa masmedia shqiptare, analistë të dreqit, shkojnë si të verbër pas një kali të ngordhur dhe mundohen t’i japin oksigjen “Non Gratës”…!!!Shpellkaret akoma lepijne bythen e serbit salih,por asnje kocke per ju shpellkare nga salihu,por vetem Mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *