• |
ide | kryesore

Dëshmia dy-orëshe para SPAK, çfarë detajesh zbuloi Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar marrja në pyetje ndaj ish-deputetit për Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Për gati 2 orë ai ka dhenë deklaratwn e tij përballë prokurorit të çështjes ku sqaruar të gjithë rolin e tij në dhënien me koncesionin inceneratorin e Fierit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferw.  Sipas Bllakos përsa i përket akuzës së shpërdorimit të detyrës për shpronësimin e vendit ku u ndërtua inceneratori, ish deputeti që nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit.

Sipas tij ai ka pasur detyrw vetëm ta përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim. Përsa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Gjithashtu ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e bllakos do administrohet tashëm në fashikujt e dosjes hetimore.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *