• |
ide | kryesore

E rëndë/ Arrestohet 37-vjeçari nga Vlora, dhunoi nipin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tij. I arrestuari është identifikuar me inicialet E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.”, njofton policia.

Kundër tij rëndon akuza dhunë në familje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *