• |
ide | kryesore

‘El Coloso’ nuk i përballoi dot plagët: ish-ylli kolumbian humb jetën në spital, pas aksidentit automobilistik

-Instant, Sport



Ish-futbollisti i Napolit dhe Real Madrid, Freddy Rincon, nuk ia doli. Ai humbi jetën në Kolumbi, ku ishte shtruar në spital prej tre ditësh, në terapi intensive, pasi ishte viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Calì. Lajmin e hidhur e kanë dhënë mediat vendase. Rincon, kishte bërë 28 paraqitje për fanellën e Napolit në sezonin 1994-1995, duke shënuar 7 gola, përpara se të transferohej në Madrid. Ishte gjithashtu një shtyllë e kombëtares së Kolumbisë.

I mbiquajtur “El Coloso” (“kolosi”), Rincon ishte një nga yjet e ekipit kombëtar kolumbian gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali dhe ishte pjesë e gjeneratës së artë kolumbiane që u kualifikua për tre Kupa Botërore radhazi (1990, 1994 dhe 1998). Ai ka luajtur jo vetëm për Real Madridin dhe Napolin, por edhe për Palmeiras dhe Corinthians (Brazil) dhe America de Cali (Kolumbi).

Ngushëllimet e Real Madrid ishin të menjëhershme përmes kanaleve të tyre sociale. Klubi Blancos, shkruan se i bashkohet dhimbjes së familjes Rincon për vdekjen e të dashurit Freddy, futbollist i merengues në sezonin 95/96.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *