• |
ide | kryesore

Europa League, vetëm një skuadër e favorizuar: Barcelona e Atalanta në testin gjerman

-Instant, F1, Sport



Tre barazime e vetëm një skuadër që mund të mendojë se niset si e favorizuar në cerekfinalet e kthimit të Europa League. Braga është skuadra e vetme që ka arritur të fitojë 90 minutat e para, duke u imponuar 1-0 kundër Rangers, që tani duan të përmbysin gjithcka në Glasgoë. Portugezët e kanë treguar se janë një skuadër me mbrojtje solide, ashtu sikurse edhe të besuarit e Van Bronkhorst forcën më të madhe e kanë në Ibrox.

Të gjithë të tjerët duhet të bëjnë kujdes, sepse barazimet 1-1 nuk japin asnjë garanci. Barcelona, favoritja e madhe për triumfin final, duhet të fitojë përballë Eintracht Frakfurt. Gjermanët arritën ta shmangnin humbjen në shtëpi dhe tani mund të përpiqen të bëjnë dicka më shumë, edhe pse blaugranat e Xavit janë në një formë spektakolare.

Nga e njëjta pozitë niset edhe Atalanta, që do të presë në Bergamo Leipzig. Skuadra e Gasperinit në kampionat nuk po kalojnë caste të mira, por në Europë kanë ditur gjithnjë ti japin vlerë performancave të tyre. Leipzig barazoi në ndeshjen e parë vetëm falë një autogoli të Zappacostas, porn ë një ndeshje të re edhe motivimi është krejt i ri, ndonëse tashmë zikaltrit italianë kanë në dispozicion edhe Zapatën e rikthyer pas dëmtimit, që pas 90 minutave si titullar me Sassuolon mund të ketë hapësirë sërisht, në tentativën e Atalantës për të arritur gjysëmfinalen. Aty ku kërkojnë të jenë sigurisht edhe Lyon e West Ham, por 1-1 i fiksuar në ndeshjen e parë e bën sfidën në Francë krejtësisht të paparashikueshme, me anglezët që do të kërkojnë të bëjnë goditjen e madhe e me Lyon të gatshëm të shfrytëzojnë impaktin e fushës…

Europa League Quarter-Finals
18:45 Atalanta – RB Leipzig 1-1
21:00 Barcelona – Eintracht Frankfurt 1-1
21:00 Lyon – West Ham United 1-1
21:00 Rangers – SC Braga 0-1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *