• |
ide | kryesore

Flet menaxheri i Kim Kardashin. A ekziston një kasetë tjetër seksuale?

Paparazzi, Slider



Asokohe ishte vetëm 22-vjeç, kur me shpejtësi në rrjet qarkulluan pamje të Kim Kardashian me pullë të kuqe.
Ish-i dashuri i saj Ray J ndau pamjet me titull Kim Kardashian: Superstar, që bënë bujë të madhe atëherë.
Video-skandalin e pa kushdo dhe imazhi i Kim u bë i njohur për të gjithë pas këtyre pamjeve, mirëpo ishte Kris Jenner ajo që punësoi avokatë për të fshirë pamjet në rrjet dhe gjithashtu rregulloi imazhin e të bijës, duke i bërë vend në ekran.
Vite më vonë, Kim Kardashian është një prej femrave më të njohura dhe më me influencë në mbarë botën, mirëpo mendohet se një tjetër “kasete me pullë të kuqe” i kanoset sërish nga Ray J.

Ditën e sotme, ish-menaxheri i Ray J, Wack 100, ka hedhur akuza ndaj yllin e “The Keeping Up With The Kardashians”, duke deklaruar se ajo ka gënjyer në lidhje ekzistencën e një kasete të dytë.
Në një video të publikuar këtë javë, themeluesja e “SKIMS”, dëgjohet teksa i thotë avokatit të saj ekzistencën e një kasete të dytë, në një bisedë të regjistruar muaj më parë:
“Mbi trupin tim të pajetë kjo do të ndodhë përsëri. Unë njoh avokatët e duhur këtë herë dhe nuk do të lejoj që kjo të më ndodhë më. Unë kam gjithë kohën, të gjitha paratë dhe të gjitha burimet për t’i djegur të gjitha në tokën e mbretit”, thotë Kim.
Wack 100, i cili tha në një ‘podcast’ në shtator të vitit 2021 se kishte pamje “më grafike” të Kardashian dhe Ray J, reagoi përmes një postimi në “Instagram” këtë të hënë.

Ai komentoi në një video të “TMZ” për klipin ngacmues:
“Tani jam konfuz .. 1. Avokati i parë @kimkardashian thotë se po gënjej se kjo nuk ekziston. 2. Tani @kimkardashian po thotë se ajo po na bllokon ta publikojmë, kështu që tani mendoj se ajo është duke pranuar se ajo dhe ekipi i saj kanë gënjyer.”
Vetë Kardashian asnjëherë nuk e mohoi hapur se ekzistonte një kasetë e dytë. Në vend të kësaj, një zëdhënës i yllit të ‘reality-show’-t tha në janar të këtij viti se, “Kim mbetet e palëkundur në besimin e saj se nuk ka asnjë kasetë të re të dytë që ekziston.”
Wack 100 gjithashtu pretendoi në postimin e tij të hënën (si pika e tij e tretë) se ish-bashkëshorti i Kardashian, Kanye West “i tha botës se @rayj ia dorëzoi atij këtë kasetë të cilën ai personalisht ia dha @kimkardashian”.
Wack 100 përfundoi në postimin e tij duke shkruar:
“Së katërti Ju akuzoni @kanyewest se shkon në internet kur çështjet e tij janë reale, por e shkuarja juaj në internet bazohet në një gjë: PËRDORIMI I I MESHKUJVE ME NGJYRË PËR TË PROMOVUAR VETEN TUAJ…. SKEMA ËSHTË ZBULUAR, TI SAPO KE EKSPOZUAR VETEN.”



1 Comment

  1. Ja kjo eshte bota moderne ku duam te shkojme .
    Nxirr bythen te besh para , puno ndershmerisht te quhesh idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *