• |
ide | kryesore

I arrestuar 4 muaj më parë, SPAK merr nesër në pyetje për herë të parë ish-ministrin Lefter Koka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje nesër në orën 10:00 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrastuar për aferën e incineratorëve. Koka prej dy jave është transferuar në paraburgimin e Durrësit. Ish-ministri u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë rryshfet gjatë kryerjes së detyrës. SPAK shpjegon se e gjitha lidhet me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku Lefter Koka, në cilësine e ministrit të Mjedisit ka shkelur procedurat për dhënien e licencës dhe miratimin e vijimit të ndërtimit të objektit, ndërsa dy personat e tjerë, akuzohet se kanë pastruar para dhe kanë dhënë rryshfet në drejtim të Kokës me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit. Pasi është miratuar ndërtimi i inceneratorit të Elbasanit, SPAK shprehet se kompaniatë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe Integrated Technology Services” sh.p.k. kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për duke faturuar punë fiktive me vlerë 3.6 milion euro. Sipas SPAK, kjo shumë, është dhënë në formë ryshfeti Lefter Kokës për shërbimet e bëra ndaj inceneratorit të Elbasanit, i cili u ndërtua në shkelje të të gjitha procedurave.

Më 29 mars 2022 SPAK kërkoi gjithashtu dhe arrestimin e deputetit Alqi Bllako pasi e akuzon se në cilësin e sekretarit të përgjithshëm të ministrit të Mjedisit në bashkëpunim me kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, dhe me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, me pasojë një dëm ekonomik prej afro 160 mijë dollarësh.



1 Comment

  1. Le te kaloj edhe ky muaj , se jane pashket dhe ramazani .
    O te qifsha spakun e kurves , po pse deri tani ça paskan bere keta gjobvenesa ?
    Nuk behet ky vend me plehra e bij plehrash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *