• |
ide | kryesore

Kancelari austriak: Putin me siguroi se furnizimi me gaz nga Rusia është i sigurt

-Instant, Arkiva, Planet



Kancelari austriak Karl Nehammer, ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas këtij takimi, Nehammer u shpreh se Putin e kishte siguruar se furnizimi i Austrisë me gaz nga Rusia është i sigurt dhe se vendi do të mund të vazhdojë të paguajë për të në euro.

Takimi mes tyre u zhvilluar gjatë kësaj jave, por nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedimeve mes dy liderëve.

Vendi merr 80 % të gazit natyror nga Rusia dhe kundërshton një embargo të menjëhershme të gazit të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke argumentuar se kjo për momentin nuk është e mundur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *