• |
ide | kryesore

Kjo video e Meghan Fox po bën xhiron e rrjetit

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Fox dukej sikur nuk ishte në humor për t’ia kthyer puthjen Machine Gun Kelly teksa po përgatitej të ecte në tapetin e kuq në “Daily Front Row Awards”.

Në pamjet e shpërndara nga Footwear News në Instagram, aktorja duket e irrituar teksa MGK qëndron pas dhe i mbështjell krahët rreth saj. Si përgjigje, Fox e anashkalon dhe qëndron serioze ndërkohë që ai buzëqesh. Gjë që është shumë e çuditshme duke marrë parasysh që çifti nuk kursehet me puthjet e përkëdheljet në tapetin e kuq.

Fansat ishin të shpejtë për të vënë në dukje se sa e qartë ishte që Fox nuk donte të shkëmbente asnjë puthje me Kelly-n.


“Megan duket e mërzitur! Hmmmmm,” vuri në dukje një komentues.

“Ajo nuk donte të kishte të bënte me të lol”, ka shkruar një tjetër.

“Megan nuk është e gatshme për shakatë e tij,” komentoi një i tretë.

Dyshja ishin të pranishëm për të festuar stilisten e Fox, Maeve Reilly, e cila u nderua me një çmim në event.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *