• |
ide | kryesore

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon KPK, kthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit(KPK), për shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj. Sipas Komisionin të Pavarur të Apelimit, KPK e ka shkarkuar padrejtësisht gjyqtarin pasi ai në të treja kriteret; pasuri, integritet dhe profesionalitet, ka rezultuar i pastër. Kështu, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe kreu i KED do të rikthehet në detyrë si gjyqtar.

Kujtojmë se më herët, Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioneret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arritën në përfundimin se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin e blerë nga i ati në vitin 2010 në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *