• |
ide | kryesore

Lubonja: Vendi s’ka opozitë, të gjitha partitë janë bërë me oligarkët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se shpallja “non grata” e personave të fundit, por edhe korrupsioni i evidentuar në raportin e DASH vjen si pasojë e qeverisjes aktuale. Në një intervistë në Neës 24, Lubonja u shpreh se mungon opozita dhe mendimi ndryshe dhe se ky është shqetësimi më i madh.

“Fjala që mund të përmbledhë mendimin tim është krejtësisht e pamjaftueshme, nëse do të mendojmë që Amerika ka shqetësim për demokracinë në Shqipëri.

Nëse ka shqetësim serioz, siç presim ne apo imagjinojmë ne, kjo s’tregon këtë shqetësim. Unë absolutisht nuk mund të besoj që këta janë të painformuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Por unë e kërkoj për këto (non gratat) përgjegjësinë tek i pari që është ai që drejton qeverinë.

Nëse gjeostrategjia është e para, atëherë unë që kam probleme me Ramën jam i fundosur, sepse ata do të duan të kenë njeriun e tyre në krye. Veçse të shkojnë e t’i thonë që “ti i ke zgjedhur këta”, sepse djali Qifes theu herësin. Tom Doshi qe non grata. Të paktën disa rezerva nga heroi që solli afganët duhet të kemi”, – tha Lubonja.

Për Lubonjën është shqetësuese fakti që në politikën shqiptare mungon zëri dhe mendimi ndryshe.

“Anija e pushtetit të Ramës dhe era nga fryn janë në një drejtim për fat të keq. Në këtë situatë nga ne që presim që Perëndimi të mbajë qëndrim. Në këtë situatë nuk diskutohet që marrin më tepër rëndësi raportet brenda komunitetit europian, aleateve.

Të mos harrojmë Poloninë. Vetëm demokracia e vërtetë të shpëton nga autoritarët. Në Amerikë Trumpi kërcënoi goxha. Trump donte të shtynte mandatin. Është sfidë e përhershme. Tek ne duhet të presim që shqiptarët të piqen edhe më shumë, kaq.

Rama do shtonte dhe do të rriste çmimin e energjisë. Ai vrulli që lindi për një çast, apo s’ka opozitë, ose njerëzit janë lodhur. Taktika e tij është që armotizon pak për të goditur më pas. Edhe kjo ndikon. Njerëzit janë të lodhur në një betejë ku pushteti është indiferent dhe arrogant.

Arma e vetme mbetet pozita, që t’i ngre ajo njerëzit. Kur opozita është e përçarë, anija e tij ecën edhe më mirë. Mungon debati dhe prapë përgjegjësinë e ka Rama. Edhe sikur të kishte vetëm një parti pa opozitë, aty s’ka ide. Nuk ka debat, asgjë.

Duke qenë se të gjitha partitë u bënë oligarkësh, atëherë s’kishte më ide, por kush kontrollon më shumë pushtetin. Duhet të dilnin parti kundra ideologjikisht me ide.

Më parë kishte edhe parti të gjelbra, sa për emër. Tani s’ka parti të gjelbra, ku problemet e ekologjisë janë të jashtëzakonshme. Këta po e bëjnë gurore Shqipërinë, me të majtë me të djathtë”, – u shpreh Lubonja. /BW



11 Comments

  1. JEMI BERE SI VENDI I HUNTER BIDENIT UKRAINA

    50 MILIONE QE UDHEHIQEN NGA AZOVI DHE KOMEDIANI I TYRE

    TURP PER FAQE TE ZEZE

    KU ESHTE ELITA INTELEKTUALE DHE SERIOZE E VENDIT?

  2. YLLI PATA JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES ,DHE PASTAJ E JA FUT BYTHEN NE KAR YMER GELBAZA KELLIRES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTHES SALI BERISHES DHE ARMAND SHKULLAKUT

  3. E vertet qe vendi ska opozite gjithashtu eshte e vertete qe vendi nuk ka as analista. Ben mire Lubonja te na zhduket nga ekranet se te gjithe jane pjese e mekanizma te ketij sistemi te degjeneruar.

  4. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Ëothers, Alexandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim. Qindra akuza ndaj ambasadorëve amerikanë dhe zero kundër ambasadorëve rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *