• |
ide | kryesore

Misteri/ Ministri rus i mbrojtjes ka pësuar një infarkt të dyshimtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një biznesmen ruso-izraelit ka deklaruar se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pësuar një atak në zemër, për shkaqet e të cilit ai hedh dyshime.

Shoigu ka qenë krahu i djathtë i Putinit dhe udhëheqësi i ushtrisë ruse për një dekadë. Ai ishte shtylla kryesore në javët e para të luftës në Ukrainë, por kohët e fundit u zhduk nga konferencat e rregullta të Kremlinit.

Kishte dyshime për përplasje mes Putinit dhe Shoigu në fund të marsit për shkak të përparimit të ngadaltë të pushtimit. Inteligjenca amerikane shprehej se dyshja u nda kur Putin mësoi për shkallën e humbjeve ruse në Ukrainë.

Por Shoigu, 66 vjeç, tani mendohet se është në kujdes intensiv në spital pasi pësoi “një atak masiv në zemër” i cili “nuk mund të kishte ndodhur për shkaqe natyrore” sipas biznesmenit Leonid Nevzlin.

Ai sugjeron se aleati i vjetër i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati i urdhëruar nga shefi i tij.
Shoigu u pa për herë të fundit të mërkurën në një video-konferencë me Putinin dhe ministra të tjerë për zhvillimin e Arktikut, por nuk foli. Ka spekulime se Kremlini po përdor pamjet e regjistruara më parë të Shoigu.

Biznesmeni Nevzlin, një ish-manjat i mediave dhe naftës është një nga biznesmenët rusë të detyruar të iknin nga vendi kur u vunë në shënjestër nga Kremlini në 2003, pasi Putini vendosi të kapte kompaninë e naftës Yukos.

Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm në vitin 2008, ndërsa Kremlini persekutoi drejtuesit më të lartë të Yukos dhe muajin e kaluar njoftoi se po hiqte dorë nga pasaporta ruse duke deklaruar se “çdo gjë që prek Putin vdes”.

“Shoigu është jashtë loje dhe mund të jetë me aftësi të kufizuara nëse mbijeton. Thashethemet thonë se një atak në zemër mund të ketë ndodhur jo për shkaqe natyrore” – tha ai.

Ai tha se 20 gjeneralë rusë janë arrestuar në Rusi dhe janë akuzuar për përvetësim deri në 10 miliardë dollarë të alokuara për përpjekjet e luftës në Ukrainë.

Shoigu u emërua ministër i mbrojtjes i Rusisë në vitin 2012 dhe ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Putinit gjatë dekadës së fundit. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. HANI MUT HANI

    DHE SA VJET JU DUHEN QE TE DASHUROHENI ME TE VERTETEN
    DHE JO ME PROPAGANDEN O QENIE NENHUMANE!!!!

    PAS VDEKJES DO TE DASHUROHENI ME TE VERTETEN E NJEREZ MIZA??!!!!!

  2. E vdiqen prap kte minister..ahahaha.
    Ky paska infakt zemre te dyshimte ndersa qindra sportiste dhe mijera njerez qe vdiqen nga zemra mbas “vaksinave” nuk paten asgje te dyshimte!!!
    Mashtrimi vazhdon delet hajn bar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *