• |
ide | kryesore

Rama i ankohet presidentit të Azerbajxhanit: Jemi xhelozë për Malin e Zi, presim të investoni te ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhani. Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilham Aliyev. Gjatë takimit dy liderët folën për bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorin energjetik dhe atë të turizmit. 

Kryeministri i shprehu mbështetjen e Shqipërisë Azerbajxhanit. Në fjalën e tij, Rama e ftoi presidentin që të bëjnë investime edhe në Shqipëri njësoj siç kanë bërë në Malin e Zi. Ai madje i kujtoi Aliyev të mbajë fjalën dhe të vijë në Shqipëri.

“Është kënaqësie e madhe që gjendem këtu, pikë së pari pas një fushate mjaft të madhe të suksesshme për të kthyer pjesë të vendit tuaj që për shumë vite gjendej në një situatë të padurueshme. Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Po kështu ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme për paqe dhe bashkëpunim me fqinjin tuaj Armeninë. Ne jemi të dy të bekuar që kemi një urë të fortë mes nesh që është Turqia. Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në bashkëpunimin tonë, pres me padurim të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe turizmit. Ne jemi disi xhelozë për Malin e Zi se ju keni bërë investime, dhe shpresoj fort të bëni të njëjtën gjë dhe për Shqipërinë. Pres që ju të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri. Ndërkohë që prisja që ju të vinit erdha unë. Siç thonë kur nuk shkon mali tek Muhamedi shkon Muhamedi tek Mali”, tha Rama.



19 Comments

  1. Ky esht i madh nuk ka len lider pa takuar e pa ber shok kryeministri i te gjithe shqiptareve 👏👏👏

    1. Fuga i paska pushu gjith patronazhistet edhe i paska fut gjith leket ne xhep
      Qeka mbush me komente bot-ësh ktu
      Nejse hallall…ka nje tuf kalamaj i ziu

  2. Ka te drejte sepse nga ana e Rames jane bere te gjitha detyrimet qe mund te kemi ne si shtet,po punohet fort dhe normalisht qe presim te vleresohet puna e palodhur.

  3. Kryeminister vizionar qe mendon per te ardhmen e vendit projekti i TAP do jete super investim ne shqiperi dhe do ja kaloje edhe investimeve ne mal te zi

  4. Nqfs tapi realizohet ne shqiperi do ia kaloje malit te zi per investime dhe do kemi super perfitime ekonomike

  5. Bashkepunimi i zotit kryeminister dhe bisedimet qe ai po ben me shtetet e tjera eshte per te ndihmuae ekonomine e ketij vendi. Faleminderit

  6. Kjo politike e jashtme kaq e zhivlluar ka promovuar shqiprin maksimalisht ne arenen nderkombetare ta marrin vesh azeret se si eshte bregdeti shqiptar sdo ikin me ne antalia

  7. puna e palodhur e ka treguar deri me tani qe ka bere kryeministri dhe besoj biseda qe ka bere me kryeministrin e Azerbajxhanit do filloj te investoj ne vendin tone.

  8. E cna ka gjete me patronazhistat. Keta duket qe jane patronazhista se kane mare gjithe emrat ne listen e gjendjes civile dhe komentojne me emra ” Frida, Ajla, Soni, Arturi” hahahhaha dhe te gjithe ne mos eshte nje nepunes i vetem lepijne poshte e larte e larte e poshte Karmazanin:)

  9. Fluturon✈️✈️✈️✈️✈️Kryeminister nuk rrin dot me shume se dy dite ne katundin qe dizenjoi pikturoi dhe I vodhi vete!!!!Fluturojne dhe patri…..at me presh aty ku nuk thuhet!!!!! Si gjithmone zeeerrrrooo sjell nga keto takime !!!!Harxhon mijera dollare per udhetimet $$$$$$& vetem te rregulloje ca pune te vetat!!!!!!!Po Lolitat i ka marre me vete!!!!Mjere femijet tane ky nje pune din vjedh dhe shkateron paksa femijet shkojne flene barkun bosh dhe te mgrire nga i ftohti!!!! Ai dheAjo nuk I cahet ajo qe nuk thuhet per keto femije !!!!Te vetet ja kane siguruar me breza pa punuar. Nga gjaku i pensionisteve qe dhe tani hane buke me uje!!!!Ky dhe banda hajdute fluturojne✈️✈️✈️🍾💋🍷💄!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *