• |
ide | kryesore

Sali Berisha: Edi Rama i mbylli dosjen ruse Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaron se Edi Rama i ka mbyllur dosje veprash penale Lulzim Bashës.

“Mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se ditën e enjte, pas emisionit Opinion, ku Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur si asnjëherë kur i doli në LED çështja e inceneratorëve. U ngrit. Pas këtij emisioni ai deklaroi se atij unë i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që në atë kohë unë e mohoja se është ruse, ajo, sipas Edi Ramës dhe sipas disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. është shumë thjeshtë e investigueshme, shumë thjeshtë e hetueshme. Merrni listën në Prokurori të sponsorëve të tij në SHBA dhe nëse del një prej tyre që thotë se unë i kam dhënë paratë Nick Muzinit. Asnjë”.

Pyetje: E keni cilësuar zotin Basha peng dhe për shkak të dosjeve nuk largohet. Po tani që ka dhënë dorëheqjen?

Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër pastaj.

Pyetje: Cilat?

Nuk e di. Por, afera është ndërkombëtare.

Pyetje: Për këto akuza keni një thirrje për SPAK për të hetuar zotin Basha?

Po bëni shaka? A nuk e mbylli dosjen SPAK-u? Edi Rama mbylli dosjen. A nuk tha Edi Rama që SPAK-u është i partisë. SPAK-u, tha, është krijesë e PS. Ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj sërish të hapin dosjet, sa qëndron kjo?

Pyetje: I druheni thirrjes së PS për SPAK-un?

Absolutisht! Asnjë gjëje mbi tokë nuk i druhem. Sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm.



10 Comments

    1. Ne Amerike ta bejne non-grata e ca te duan. Ne Shqiperi eshte ai qe na duhet tani dhe kjo na mjafton.

      Dhe per dijeni, o Zyber Palla, non-grata eshte nje qoke o Sorrosit per mikun e tij Ramazan, kaq kuptoje. Amerika, ka emrin e madh por pislliqet e korrupsionin e ka te madh. Nejse, se ty vetem fjala Amerike te intereson:).

  1. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..Ja mbylli Hajdarmataj o kucka serbe salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *