Scott Disick është ende duke u përpjekur të gjejë vendin e tij në familjen Kardashian pas ndarjes së tij nga Kourtney.
Gjatë episodit premierë të serialit të ri Hulu The Kardashians, Scott tregoi se si po e përballon romancën e saj me të fejuarin tani Travis Barker.
“Tani që Kourtney është me Travis, sado e vështirë të jetë, më duhet të vazhdoj përpara,” tha ai ndërsa fliste me Khloé Kardashian.
Scott u nda me themeluesen e Poosh në vitin 2015. Ata kanë tre fëmijë: Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 vjeç.Por ndërsa ai është pajtuar me humbjen e saj, Discik rrëfeu tha se ende po lufton me ndjenjën e “lënies jashtë” nga pjesa tjetër e familjes.
“Të ndihesh i lënë jashtë dhe të mos më thuhet asgjë është shumë e dhimbshme, veçanërisht kur nuk kam një familje tjetër ku të shkoj. (Nëna e Scott-it vdiq në fund të vitit 2013; babai i tij vdiq tre muaj më vonë.) “Unë do të preferoja të jem rreth Kourtney dhe Travis dhe të jem pranë familjes sime sesa të mos jem fare”, u shpreh ai.
Scott tha se ai po mban zi edhe për miqësinë që kishte dikur me Kardashian, pasi ata nuk kanë qenë aq të afërt që kur ajo u lidh me bateritin.
“Ishte një përshtatje e madhe humbja romantike e Kourtney-t, por humbja e saj si shoqe do të thoja që është ndoshta një nga gjërat më të vështira në jetën time “.Sidoqoftë, në fund të ditës, personaliteti televiziv deklaroi se dëshiron që Barker ta bëjë atë të lumtur.
Dicsck së fundmi bëri debutimin e tij në tapetin e kuq me modelen Rebecca Donaldson, 27 vjeç, në premierën e The Kardashians në Los Angeles. Më parë,ai ishte në lidhje me Amelia Grey Hamlin, 20 vjeç dhe Sofia Richie, 23./Lapsi.al