• |
ide | kryesore

Shkëmbimi i të burgosurve, 30 ukrainas rikthehen në shtëpi

-Instant, Lajme, Planet



Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se 30 ukrainas po ktheheshin në shtëpi,  si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish me Rusinë.

“Pesë oficerë dhe 17 ushtarakë po kthehen në shtëpi. Gjithashtu tetë civilë, përfshirë një grua, janë liruar. Gjithsej 30 qytetarë tanë sot do të rikthehen në atdhe,” tha Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se dy pilotë ushtarakë, Ivan Pepelyashko dhe Oleksiy Chyzh, të cilët ishin kapur rob nga forcat ruse në rajonin Chernigiv të Ukrainës ishin liruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *