• |
ide | kryesore

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë: Tahiri të dënohet edhe për trafik droge e grup kriminal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Me këtë rekurs, SPAK kërkon që Saimir Tahiri të dënohet për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, pra edhe për akuzën e grupit kriminal e trafikut të drogës.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK

Kujtojmë se pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Momentalisht Saimir Tahiri po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit.
Në argumentimet e vendimit,  apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.



3 Comments

  1. C”faj ka Saimiri, ai trafikonte hashash per qellime mjekesore, dhe i jati dikur ndihmonte me trafik ilacesh te vjedhura.

  2. në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *