• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptojë policët rrugorë, prangoset shoferi nga Konispoli

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia rrugore e Sarandës pasi ka tentuar të korruptojë policës, të cilët e kapën duke drejtuar automjetin, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi K. A. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

I arrestuari është një 45-vjeçar me iniciale K. A, banues në fshatin Xarë, Konispol

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi K. A. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës janë vendosur 80 masa administrative, gjatë 24 orëve, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë shkelësit që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *