• |
ide | kryesore

Tetë mjekë nën akuzë për ndarjen nga jeta të Maradonës, rrezikojnë nga 8 deri në 25 vjet burg

-Instant, Arkiva, Planet, Sport



Një pikë kthese në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Prokurorët që po hetojnë shkaqet e ndarjes nga jeta të “Pibe de Oro”, e cila ndodhi në vitin 2020, kanë kërkuar gjykimin e tetë punonjësve të shëndetësisë me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Sipas agjencisë së lajmeve “Telam”, prokurorët e bënë kërkesën në fjalë duke deklaruar se “keqtrajtimi” dhe “mosveprimet” do ta vendosnin viktimën në “situatën e impotencës vepruese”, duke e lënë fatin e tij në mëshirë të fatit, më konkretisht në “regjimin e egër të mbylljes në shtëpi”.

Kërkesa e prokurorëve vjen një vit e gjysmë pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas. Maradona u tha se iku nga kjo botë për shkak të edemës pulmonare dhe insuficiencës kardiake teksa po shërohej nga operacioni i kryer në tru.

Mjekët e hetuar përfshijnë neurokirurgun dhe mjekun e familjes, Leopoldo Luque, si dhe psikiatren Agustina Cosachov. Të akuzuar janë edhe Carlos Diaz (psikolog), Nancy Forlini (koordinatore mjekësore), Mariano Perroni (koordinatore e infermierëve), dy infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Madrid, mjeku klinik Pedro Pablo Di Spagna. Të akuzuarit mund të dënohen me 8 deri në 25 vite burg sipas kodit penal të Argjentinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *