• |
ide | kryesore

Travis Barker, tatuazh dedikuar bateristit të ndjerë

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker nderoi bateristin e ndjerë të Foo Fighters, Taylor Hawkins me një tatuazh të një skifteri në pjesën e sipërme të këmbës së tij të majtë.

“HAWK forever ,”  shkroi ai në një seri fotosh në Instagram gjatë seancës  me Mark Mahoney në Shamrock Social Club.

Hawkins u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Bogota, Kolumbi, më 25 mars. Ai ishte 50 vjeç.Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit njoftoi të nesërmen se një test paraprak toksikologjik tregoi se muzikanti kishte 10 substanca në sistemin e tij, duke përfshirë opioidet, benzodiazepinat, antidepresantët triciklikë dhe THC.Megjithatë, një shkak zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Travis ishte në mesin e fansave  që i bënë homazhe Taylor në mediat sociale.

“Nuk kam fjalë. Është e trishtuar të shkruaj këtë ose të mos të shoh më kurrë”, shkroi bateristi në një foto bardh e zi të Hawkins-it të ulur në dysheme.Nuk do t’i harroj kurrë ditët e Laguna Beach kur luaja në një grup punk rock dhe ti luaje me Alanis [Morissette],” vazhdoi Barker. “Ti do të vije të më shikoje duke performuar dhe gjithmonë më thoje , “Ti je talent”.” Dhe unë mendova se ishe i çmendur, por më dhe aq shumë shpresë dhe vendosmëri.”

Ai vazhdoi duke treguar se vite më vonë, Blink-182 dhe Foo Fighters përfunduan në turne së bashku në Australi.“Kam kujtimet më të mira nga pirja e cigareve në banjën e fluturimeve ku ishim së bashku dhe shikonim setin tuaj çdo natëTë them se do të më mungosh miku im nuk mjafton.  Pusho në paqe”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *