• |
ide | kryesore

“U përdor për krim?”/ Digjet një makinë pa targa në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet është djegur totalisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Mjeti tip ‘fuoristradë’, pa targa, është shkrumbuar në një zonë të pyllëzuar në Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa automjeti mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë mjet lundrues, apo mund t’i jetë vënë zjarri për të shpërqendruar policinë. Për më tepër, shpesh herë pas ngjarjeve kriminale makinat pa targa ose me targa të vjedhura digjen nga autorët. Për momentin nuk ende të tjera detaje mbi ngjarjen, teksa policia ka nisur hetimet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *