• |
ide | kryesore

Vëllai i Chris Rock sfidon Will Smith në një ndeshje boksi

-Instant, F1, Paparazzi



Kenny Rock po sfidon aktorin e “King Richard”në një ndeshje boksi pasi ai sulmoi vëllain e tij të madh në Oscar muajin e kaluar.

Kenny  sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe i tha TMZ se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi ai në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta mund atë!”,u shpreh aktori.

Ai zbuloi gjithashtu se ka komunikuar me Chris por ,k ur u pyet nëse ao e ka pranuar faljen e Smith në Instagram, Kenny pretendoi se nuk kishte folur për këtë me vëllain e tij.Megjithatë, Rock shtoi se ai “dyshon” se vëllezërit e tjerë do ta falnin aktorin për shuplakën tronditëse.

Javën e kaluar, një tjetër nga vëllezërit e Chris, Tony deklaroi se do të “godiste” Will nëse ata takoheshin ndonjëherë ballë për ballë.Ai i bëri thirrje gjithashtu akademisë që të hiqte Oscarin që Smith fitoi.

Ndërsa Akademia nuk e anuloi çmimin, ata njoftuan të premten e kaluar se do e ndalonin  nga ceremonitë e Oskarit për 10 vjet./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *