• |
ide | kryesore

Video/ Nga Ferri në Parajsë: Leicester përmbys PSV dhe mbërrin një hap më pranë Tiranës

-Instant, Sport, Video



Leicester është një nga favoritët për tu prezantuar në Tiranë në 25 maj dhe anglezët nuk i zhgënjejnë pritshmëritë, duke fituar me përmbysje 1-2 në kthimin e cerekfinales së Conference League, në Eindhoven përballë PSV. Foxes janë skuadra e parë që kualifikohet në katër më të mirat e turneut më të ri të UEFA-s, finalja e të cilit do të luhet në Air Albania.

Barazimi 0-0 në Angli e kishte bërë të paparashikueshme ndeshjen e kthimit dhe si për të shtuar dozën e adrenalinës mendoi goli i avantazhit i hollandezëve. Në minutën e 27 Zahavi ndëshkoi Schmeichel, duke e anuar bilancin e kualifikimit nga ana e PSV. Ishte pikërisht momenti që Leicester kupton se duhet të ndryshonte marsh.

Pjesa e dytë është nën ritmin e britanikëve që barazuan në minutën e 77 me Pereira, duke rivendosur një ekuilibër që zgjati vetëm 11 minuta, sepse hollandezët nuk mundën dot të conin ndeshjen as në shtesë, të dënuar nga Pereira, që vulosi gjysëmfinalen për të besuarit e Brendan Rodgers.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *