• |
ide | kryesore

Video/ Super Zaniolo shpartallon Bodoe: Roma në gjysëmfinale, bashkë me Marseille e Feyenoord

-Instant, F1, Sport, Video



Roma, Marseille e Feyenoord i bashkohen Leicester në katër më të mirat e Conference League. Verdhekuqtë e Mourinhos nuk gabojnë ndeshjen e katërt të sezonit kundër Bodoe/Glimt dhe përmbysin humbjen e parë për të arritur gjysëmfinalen. Marseille përsërit fitoren edhe në Greqi kundër PAOK, ndërsa Feyenoord bën goditjen në transfertë, duke thyer 1-3 Slavian e Pragës.

Roma fshin makthin Bodø Glimt dhe fluturon për në gjysmëfinalen e Conference League. Verdhekuqtë dominuan në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të turneut, duke mposhtur 4-0 në Olimpico norvegjezët, që kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë. Mbrëmja magjike e të besuarve të Mourinhos nisi me perlën e Abraham pas vetëm 5′ dhe vijoi me tregolëshin e spektakolar të Zaniolos (23′, 29′ dhe 49′). Kryeqytetasit do të përballen tashmë me Leicesterin për të garuar për një vend në finalen e Tiranës.

Marseille prezantohet gjithashtu në gjysëmfinale, pasi kaloi 1-0 në transfertë PAOK. Të fortë nga fitorja 2-1 në ndeshjen e parë, francezët kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre, duke vendosur ndeshjen me Payet në minutën e 34. Tani, përballë në katër më të mirët do të jetë Feyenoord.

Hollandezët e kishin komplikuar situatën me barazimin 3-3 në Rotterdam përballë Slavias, por në Pragë bën krejtësisht një ndeshje tjetër, duke u imponuar 1-3 dhe duke marrë kualifikimin. Dessers bëri që Feyenoord ta niste ndeshjen në avantazh, me golin e minutës së dytë, ndërsa cekët arritën të barazonin 12 minuta më pas me golin e Traore. Feyenoord bëri diferencën në pjesën e dytë kur Dessers kompletoi dygolëshin personal në minutën e 59, ndërsa trisi është vepër e Sinisterras. Në fund, një karton i kuq për Kacharaba që e la Slavian me 10 lojtarë, por pa ndikuar në një rezultat të vendosur tashmë.

Quarter-Finals Europa Conference League
PSV Eindhoven 1-2 Leicester City (1-2)
PAOK FC 0-1 Marseille (1-3)
Roma 4-0 Bodoe/Glimt (5-2)
Slavia Prague 1-3 Feyenoord (4-6)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *