Një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit me llampa është zbuluar në zonën e Krujës. Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari”, policia njofton se u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe shtetasit Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të shtetasit Velidjan Broca.
Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Krujë, sekuestrohen qindra rrënjë kanabis
-Instant, Lajme, Të fundit
