• |
ide | kryesore

Aksident në Gjirokastër, plagoset 41-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme



Nje aksident ka ndodhur mesditen e sotme ne Dropull, prane fshatit Sofratike. Per pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, banues ne Gjirokaster. Me poshte njoftimi paraprak i policise.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.P



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *