• |
ide | kryesore

Boçi: Platforma e Alibeajt plan individual, duan ndasi dhe përçarje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është shprehur se platforma e kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sjell vetëm ndasi dhe përçarje. Kjo sepse sipas tij, është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar.

Ai thekson se bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë që sipas tij ka nisur dhe do të jetë gjithëpërfshirës.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës. Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”, tha Boçi.



4 Comments

  1. Eshte njesoj si thote putini hiqni armet amerikane nga europa dhe une e ndaloj luften;Hajduti i thote bangave hiqni sistemin e alarmit dhe mbrojties se bangave dhe une si vjedh me.Hajduti i thote cobanit mos i ruaj dhente se sti mer njeri.Ti heqesh PD Berishen eshte ta besh ramen mbretSi ka mundesi te jene kaq te pacipe.Si ka mundesi te kerkoj prec zogaj te behet president ky pinjoll kelysh i tredhur nga te kuqte rus
    .Si ka mundesi qe kryetar partiete behet me emerim dhe jo nga antaresia,A nuk pushtoi italia shqiperin dhe vuri mbret vidin,apo gjermani vuri nje qeveri kuslinga.Po ky alibeaj ca ndryshimi ka nga ta.

  2. Me Berishe pa Berishe PK ka vdek! Shqiperise nuk i duhet nje parti qe nuk mobilizon njeri perkundrazi nxit urrejte e sherre pa fund. Njerez te rendomt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *