• |
ide | kryesore

Cardi B zbulon për herë të parë emrin dhe portretin e djalit

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B dhe Offset kanë zbuluar së fundmi portretin dhe emrin  e djalit të tyre 7 muajsh.

Përmes rrjetit social,Instagram , Cardi  ndau me fansat se e kanë quajtur djalin, Wave Set Cephus dhe publikoi një foto të tij  veshur  menjë pallto blu dhe një zinxhir të trashë diamanti.Menjëherë pas publikimit ,fansat nisën të komentonin duke  vënë në dukje  ngjashmërinë  me motrën e tij të madhe, Kulture, 3.

“Oh Zot!!!! ai është shumë i lezetshëm!! Ai dhe kulture janë binjakë,” shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër bëri shaka, “Duket sikur është gati për t’i u futur botës së muzikës”.

Lindja e Wave u njoftua nga çifti, i cili u martua në vitin 2017, më 6 shtator, me një foto në Instagram të foshnjës të vendosur në një batanije Louis Vuitton në spital me prindërit e tij.

“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë,” tha çifti në një deklaratë në atë kohë. “Ai tashmë është aq shumë i dashur nga familja dhe miqtë dhe ne mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.”

Offset ka gjithashtu tre fëmijë: vajzën Kalea, 6, dhe djemtë Kody, 6, dhe Jordan, 11, me partnerët e mëparshëm./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *